​Chelsea kundër Zenit, ja formacionet e mundshme

Kampioni evropian Chelsea do t’i rikthehet Ligës së Kampionëve sot, ku do të fillojë rrugëtimin për mbrojtjen e këtij titulli me përballje kundër skuadrës ruse Zenit St.Petersburg.

Chelsea rikthehet në këtë garë prestigjioze nga fitorja në xhiron e fundit të Premier Ligës angleze prej 3:0 kundër Aston Villas, kurse Zenit në kuadër të Premier Ligës së Rusisë mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Akhmat Grozny.

Chelsea dhe Zenit gjenden në Grupin H, së bashku me gjigantin italian Juventus dhe skuadrën suedeze Malmo FF.

Për të dy skuadrat ky do të jetë takimi i parë, ku në të kaluarën asnjëherë nuk janë përballur me njëra-tjetrën.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, tek Chelsea nuk do të paraqiten N’Golo Kante dhe Christian Pulisic, kurse Zenit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Barrios dhe Ozdoev.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *