​Ibra kthehet si lider dhe ia siguron Milanit tri pikë ndaj Lazios

Milani ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në këtë fillim të kampionatit italian duke e mposhtur Lazion.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat 2-0 ku goli i parë erdhi pas 45 minutave lojë nga këmbët e Rafael Leaos, përcjellë KosovaPress.

Menjëherë pas golit të Leaos, Kessie e kishte mundësinë që të shënonte për 2-0 por dështoi ta bënte këtë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë u inkuadrua Zlatan Ibrahimovic i cili u rikthye nga lëndimi pas një kohe ta gjatë por e gjeti menjëherë rrugën e golit duke shënuar për 2-0 në minutën e 67’ të ndeshjes.

Milani ka nëntë pikë pas tri xhirove dhe e kryeson tabelën së bashku me Napoli që kanë pikë të barabarta.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *