​Liga e Kampionëve, kryendeshja Barcelonë-Bayern Munich

Gara më prestigjioze evropiane, ajo e Ligës së Kampionëve do të fillojë sot me sezonin e ri 2021/22, ku në program do të kemi disa ndeshje tejet interesante.

Ndeshja hapëse e sezonit të ri do t’i takojë Grupit G, ku Sevilla e pret në shtëpi skuadrën austriake RB Salzburg.

Po ashtu, sot do të zhvillojë ndeshje edhe kampioni aktual i kësaj gare Chelsea, ku e pret në stadiumin “Stamford Bridge” skuadrën ruse Zenit St. Petersburg, takim ky që i takon Grupit H.

Ndërsa, përballja më interesante e programit të sotëm do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munich, ku të dy gjigandët evropian do të takohen në stadiumin “Camp Nou” në kuadër të Grupit E.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *