​Nagelsmann: Barcelona nuk është më e dobët pa Messin

Trajneri i Bayern Munich Julian Nagelsmann e ka pranuar që rivalit të sotëm në kuadër të Ligës së Kampionëve Barcelonës do t’i mungojë ekstravaganca e Lionel Messit, por beson që ata nuk janë më të dobët pa yllin argjentinas.

Messi u largua nga Barcelona pas përfundimit të sezonit 2020/21, dhe iu bashkua si transfer i lirë gjigandit francez Paris Saint-Germain.

“Është e qartë që Barcelona nuk e ka më ekstravagancën e Messit. Por ata kanë edhe lojtarë të tjerë që do të jenë lojtarë kyç, shembull kemi Frenkie de Jong dhe Pedri”, tha Naggelsman.

“Ne jemi të gatshëm për çdo gjë. Nuk e besoj që ata janë më të dobët. E ardhmja do të tregoj nëse ata janë më të mirë. Por, gjithsesi që ne dëshirojmë të arkëtojmë tre pikët e plota”, shtoi trajneri gjerman.

Barcelona ka probleme të shumta me përzgjedhjen e lojtarëve në repartin e sulmit, ku do të jetë pa shërbimet e Ousmane Dembeles, Ansu Fatit, Martin Braithwaite dhe Sergio Aguero.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *