​Topi i Artë, Mbappe dhe sfida me Interin, flet Karim Benzema

Karim Benzema ishte lojtari që doli së bashku me trajnerin e Real Madridit Carlo Ancelotti në konferencën për media në “Giuseppe Meazza” para sfidës së nesërme kundër Interit.

Sulmuesi francez theu akullin duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me varësinë e skuadrës nga ai dhe Topin e Artë:

“Ne jemi një ekip shumë i fortë, unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj shokët e mi të skuadrës me asistime dhe gola, por në fund gjithmonë duhet të fitojmë diçka. Topi i Artë është ëndrra e të gjithë lojtarëve dhe natyrisht edhe e imja, por e rëndësishme është ajo që bëj me shokët e skuadrës, dua të fitoj tituj “, tha sulmuesi francez.

Më tutje ylli i Real Madridit u pyet edhe mbi thashethemet në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappes i cili po lidhet shumë me një transferim në “Santiago Bernabeu” nga Paris-Saint-Germain.

“Mendoj se është folur shumë për të, ne e dimë se çfarë lojtari është. Tani le të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme kundër Interit.”, theksoi Benzema.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *