Ardit Tahiri, ylli i javës në Superligë

Tashmë këtë edicion është bërë zakon që Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, BKT, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 3-të mbanë emrin e Ardit Tahirit, futbollistit të Dritës.

 

Tahiri ishte vendimtar në fitoren e gjilanasve ndaj Malishevës, duke shënuar golin e vetëm dhe njëherë të fitores.

18 vjeçari, e ka nisur në mënyrë fantastike këtë edicion, ku nga tri xhiro, ka shënuar tri gola, dhe njëkohësisht është golashënuesi i vetëm i Dritës për këtë edicion.

Xhiron e kaluar, këtë çmim e fitoi Ermal Krasniqi, futbollist i Ballkanit.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *