Dallku flet pas barazimit ndaj Gjilanit, ka vërejtje për gjyqtarin e ndeshjes

Dukagjini ka fituar një pikë në udhëtim te Gjilani, duke luajtur baras 0:0, në kuadër të xhiros së tretë të Superligës.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, i cili tha se kanë mundur të fitojnë tre pikë, derisa ka pasur vërejte edhe për arbitrit.

“Në bazë të asaj që u krijua brenda lojës, mund të merrnim edhe tre pikë, jam i kënaqur me lojtarët dhe luftën brenda fushës”.

“I kanë kryer detyrat ashtu siç jemi marrë vesh, por po bëhemi pak nervoz, ndaj Ballkanit një lojtar i yni u ndëshkua me të kuq, edhe sot po ashtu është bërë një karton i kuq. Për mendimin tim nuk ishte as faull, as karton i kuq. Arbitrit duhet të kenë kujdes, duhet të pajtohemi, nuk po ankohemi, vetëm të kenë kujdes pak më tepër”.

Ndërkohë, Dukagjini pas tre ndeshjeve të para, zë pozitën e shtatë me dy pikë.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *