Harry Kane gati të rinovojë me Tottenhamin, por ka kusht klauzolën

Verën që lamë pas, Harry Kane refuzoi ofertën për të rinovuar kontratën me Tottenhamin, pasi shpresoi deri në fund në një transferim te Manchester City, megjithatë klubi londinez bëri rezistencë dhe në fund kapiteni vendosi të qëndrojë.

Mediat britanike zbulojnë se Kane ka pasur një marrëveshje prej zotërinjsh me presidentin Daniel Levy për t’u larguar këtë verë, por në fund numri 1 i “Spurs”-ave u tërhoq, pasi u trembej pasojave që do të sillte largimi i kapitenit.

Gjithsesi tani Kane duket më i përqendruar se kurrë të bëjë mirë me fanellën e Tottenhamit dhe së fundi duket se është hapur ndaj bisedimeve për zgjatjen e kontratës, por këtë herë me një kusht.

Kapiteni anglez ka treguar gatishmërinë për të rinovuar kontratën, vetëm nëse në të përfshihet një klauzolë prishjeje, nëse do t’i vijë sërish një ofertë joshëse si ajo e kësaj vere nga ana e Manchester City-t.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *