Juventusi interesohet për futbollistin e Real Madrid

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, francezin Ferland Mendy ka shkruar “Fichajes” të hënën.

Bëhet e ditur se Mendy te Juventusi po shihet si pasardhës i denjë i brazilianit Alex Sandro, i cili pritet të largohet nga ekipi italian gjatë janarit.

Mendy 26-vjeçar këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje me Realin, ekip të cilit iu bashkua nga Lyoni në vitin 2019.

Francezi ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2025 dhe Juventusi është i gatshëm që për kartonin e tij të ofrojë mbi 30 milionë euro.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *