Lis Shoshi largohet nga KB Peja

Ndonëse vazhdoi kontratën me Pejën para një muaji edhe për një sezon, Lis Shoshi tashmë është larguar nga pejanët.

Kulla pejane tashmë do të rikthehet në basketbollin izraelit, ku thuhet se skuadra e tij e ardhshme do të jetë Macabi Rishon.

Lisi edicionin e kaluar sa u paraqit me verdh e zinjtë, arriti t’i zhvillojë 14 ndeshja, me mesatare 14 pikëve, 9 kërcimeve e 2 asistimeve për ndeshje.

Ai në të kaluarën ishte pjesë e basketbollit Izraelit, derisa është paraqitur edhe në Amerikë e Lituani.

Në këtë edicion u paraqitë me Pejën në Superkupë, ku u eliminuan nga Prizreni, kurse paraprakisht kishin mposhtur Sigal Prishtinën.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *