Llapi mposhtet në shtëpi nga Feronikeli

Në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës Feronikeli ka shënuar fitoren e parë, atë në udhëtim te Llapi.

Ka qenë minuta e 20′ e takimit kur gjyqtari ka akordorduar  penallti për Llapin por me pas VAR-i anulon atë.

0-0 ka qenë takimi deri në minutat shtesë kur Dren Gashi ka zhbllokuar rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Ndërsa, ishte Prokshi që realizoi golin e dytë (63′), që doli të jetë edhe i fitores.

Në fakt, Gashi shënoi edhe një herë, por pastaj u anulua.

Ka pasur mundësi të mirë Llapi që të realizojë golin e nderit përmes Sadriut në minutat shtesë të pjesëss ë dytë por goditja e tijë ka shkuar mbi portë.

Me këtë fitore, Feronikeli ngritët në pozitën e gjashtë me tre pikë, derisa Llapi renditët në vendin e tetë me dy sosh.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *