Loja Gjilani Dukagjini përfundon pa fitues

Ka përfunduar takimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat kosovare provuan për plotë 90 minuta, por të pafat për të gjetur golin, kësisoj takimi u mbyll pa gola.

Gjilani ishte më kërkuese duke rrezikuar përmes Prognit dhe Shalës gjatë pjesës së parë, por u mungonte finalizimi.

Ndërsa, Dukagjini një rast mjaftë të mirë e kishte në minutën e 49-të, ku goditja e Chibuezze përfundoi jashtë portë.

Skuadra e Munishit rrezikoi edhe përmes Dabiqaj, por që topi në fund nuk shkoi brenda rrjetës.

Kësisoj, përballja në stadiumin e “Qytetit” mbyllet pa fitues.

Tani, Gjilani renditët në pozitën e katërt me pesë pikë, derisa Dukagjini zë vendin e shtatë me dy sosh.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *