“Ronaldo do ta ndihmojë Manchester United drejt titujve”

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 4:1 kundër Newcastle United në vikend, duke e bërë debutimin e tij të dytë në Premier Ligën angleze në formën më të mirë.

Tani, bashkëkombësi i tij Diogo Dalot ka treguar që është ndjenjë e papërshkrueshme ta kesh pesë herë fituesin e Topit të Artë në skuadër.

“Është fantastike dhe jo vetëm për mua, por për të gjithë që ta kemi Ronaldon këtu. Ai i dhuron të gjithëve energji të mirë, dhe deri tani ka qenë fantastik”, tha Dalot.

“Mendoj që tifozët duhet ta presin Ronaldon e njëjtë, ai është këtu për të fituar çdo gjë që e ka fituar deri tani, dhe të ndryshoj rrjedhën e lojës për të mirë, dhe nga kjo gjithmonë pritet më e mira. Ne jemi këtu për ta ndihmuar atë dhe ai për të na ndihmuar neve, dhe së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha”, shtoi mbrojtësi portugez.

Sot, skuadra e Manchester United së bashku me Ronaldon i rikthehen fushës së blertë, ku do të jenë si mysafirë të skuadrës zvicerane Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *