Ronaldo pas debutimit në Man.United: Isha nervoz gjatë gjithë ndeshjes

Emocionues rikthimi i Cristiano Ronaldos në Old Traford edhe një herë si pjesë e Manchester United pas 12 viteve.

Debutoi ditën e djeshme (e shtunë)  dhe shënoi dy gola duke entuziazmuar të gjithë ata që kishin shkuar për ta parë në stadium. Portugezi nuk e fshehu kënaqësinë në fjalët e tij pas ndeshjes.

“E prisja të shënoja një gol por jo dy. Isha shumë nervoz që prej fillimit të ndeshjes, tifozët gjatë gjithë kohës thirrën emrin tim dhe as këtë nuk e prisja. Duhet të luaja mirë që të tregoja se unë jam ende në gjendje ta ndihmoj klubin. Unë i përkas Manchester United, kam ardhur që 18-vjeç këtu.  Do të jap maksimumin tim në mënyrë që ti bëj ata krenar për mua”.

Në ndeshjen e tij të parë që prej 12 vjet e 118 ditësh, në Old Traford, kishte shkuar për ta parë edhe Alex Ferguson, njeriu që identifikoi talentin e tij, dhe i dha besimin se Ronaldo do të bëhej një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit. Me dy golat ndaj Newcastle, portugezi tregoi se ende ka shumë për të dhënë.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *