Ronaldo reagon pas dy golave me Manchester Unitedin

Cristiano Ronaldo ka debutuar në mënyrën më të mirë me Manchester Unitedin duke shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Newcastle.

Ylli portugez ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtarë në rrjetet sociale për të shprehur emocionet pas debutimit në “Old Trafford”.

“Kthimi im në Old Trafford ishte vetëm një kujtesë e shkurtër pse ky stadium njihet si Teatri i ëndrrave. Për mua, ai ka qenë gjithmonë një vend magjik ku mund të arrini gjithçka që keni vendosur. Së bashku me të gjithë bashkëlojtarët dhe me mbështetjen e mahnitshme që marrim gjithmonë nga tribunat, ne përballemi me rrugën përpara me besim dhe optimizëm që të gjithë do të festojmë së bashku në fund”. “Krenar që jam kthyer në Man United dhe duke luajtur edhe një herë në Ligën Premiere, por mbi të gjitha, i lumtur për të ndihmuar ekipin”, shkroi Ronaldo.

Published
Categorized as Ballina

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *